Parashikimi i motit për të premten

23:51 | 04 Janar 2024
parashikimi-i-motit-per-te-premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në orët e mëngjesit mundësi për mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-36 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Front Online.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Komento: