Milot Rashica shpallet lojtari më i mirë i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

14:34 | 25 Prill 2019

Milot Rashica duket se tani është në formën e tij më të mirë si futbollist.

Milot Rashica ka zënë vend në formacionin më të mirë të ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Bayern Munich, por skuadra e tij ishte e pafat duke humbur 2:3.

Rashica në një periudhë prej dy minutave regjistroi një asistim dhe shënoi një gol të bukur, duke e lënë të shtrirë në tokë Matts Hummelsin.

Paraqitja e Rashicës ndaj Bayern Munich është vlerësuar me notën 8.5, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjeve gjysmëfinale.

Në formacionin e ndeshjeve gjysmëfinale, Rashica është lojtari i vetëm i Ëerder Bremen që ka zënë vend.

Ky formacion dominohet nga skuadra e Bayern Munich, ku gjenden shtatë lojtarë të ‘bavarezëve’.

Përndryshe, në finale të Kupës së Gjermanisë kanë kaluar Bayern Munich dhe RB Leipzig./Lajmi/

Komento: