Lajm i keq për Man Utd, ylli i madh po transferohet në Serie A

15:01 | 25 Prill 2019

Ky sezon po shihet si i fundit i Alexis sanchez tek Manchester United.

Një kontakt i topit që vlen mijëra euro, kjo është përmbledhja përfekte e sezonit të Alexis Sanchez te Manchester United.

Ylli kilian, u paraqit vetëm 12 minuta në humbjen 0-2 të Manchester United nga rivalët e Manchester Cityt në ‘Old Trafford’, duke regjistruar vetëm një kontakt të topit.

31 vjeçari, sipas medieve në Angli do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga ‘Djajtë e Kuq’ pas përfundimit të këtij sezoni, me Serie A një opsion për të ardhmen e tij.

Janë kampionët e Serie A, skuadra e Juventusit, që shihet si favorite për të blerë shërbimet e tij.

Sanchez ka qenë pjesë e Serie A edhe në të kaluarën, ku ka veshur fanellën e Udineses, nga e cila skuadër është transferuar te Barcelona, për t’iu bashkuar pastaj Arsenalit në Premierligë, para lëvizjes në drejtim te Manchester United në afatin kalimtar dimëror në vitin 2018./Lajmi/

Komento: