Aksident i rëndë në Kroaci, tre të vdekur dhe 13 të plagosur

09:42 | 06 Janar 2024
aksident-i-rende-ne-kroaci,-tre-te-vdekur-dhe-13-te-plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 13 të tjerë, transmeton FrontOnline.

Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkakun e ngjarjes./FrontOnline/

Komento: