
Viti 2024 pritet të jetë vit zgjedhor.
Kështu të paktën po thonë pozitë e opozitë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca thotë se vitit 2024 shënon vitin e fundit të mandatit të qeverisë Kurti dhe se mund të fillojnë procedura përgatitore për zgjedhje.
Gjyshinca nuk e përjashtoi mundësin për zgjedhje të reja.
“Ne jemi te përcaktuar qe ta çojmë këtë mandat deri në fund. Ky ka qenë qëndrimi ynë që nga dita e parë e kësaj legjislature, në mënyrë që ti garantojmë shtetit stabilitet në qeverisje dhe vendimmarrje. Në të njëjtën kohë viti 2024 shënon vitin e fundit të këtij mandati, dhe do të ishte krejt e natyrshme nëse gjatë këtij viti shohim institucionet përgjegjëse të fillojnë procedurat përgatitore për zgjedhje.
Teksa ditë më para kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se zgjedhjet duhet të mbahen për ti dhënë më shumë legjitimitet politikanëve, Gjyshinca vlerëson se zgjedhjet janë mundësi për ri legjitimim.
“Ne një republikë parlamentare sikur është Kosova, zgjedhjet janë gjithmonë mundësi për ri legjitimim ose jo, të politikanëve dhe vendimeve te marra, si dhe për ato qe premtohen në fushatë zgjedhore”, tha ai, për reporteri.net
Ani pse nuk e kanë në agjendë shkuarjen në zgjedhje ai thotë se me konsensusin politikë kjo gjë edhe mund të bëhet.
“Ashtu sikur gjatë tri viteve të kaluara, opozita nuk i ka gjasat që ta çoj vendin në zgjedhje. Prandaj kjo çështje mbetet fillimisht në vullnetin e shumicës parlamentare, pastaj edhe konsultave tjera ndërinstitucionale të parapara me kushtetutë dhe ligjet përkatëse. Ndërsa sikur e përmenda me herët, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme momentalisht nuk e kemi ne agjendë”, deklaroi ai.
Ndryshe, me 22 mars 2021 me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, që ishte në koalicion edhe me partinë “Guxo”, të Vjosa Osmanit.