Vetëaksident në Gjilan, me dëme materiale

14:42 | 06 Janar 2024
veteaksident-ne-gjilan,-me-deme-materiale

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobërqan të Komunës së Gjilanit.

Nga ky aksident asnjë person nuk ka pësuar lëndime trupore, por ka pasur vetëm dëme materiale.

Rastin  e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas Osmanit, hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Me datën 06.01.2024 një vetëaksident trafiku ia ndodhur rreth orës 06:45 ku një automjet në hyrje të fshatit Dobërqan është vetëaksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore nuk ka pësuar askush. Hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Osmani.

Komento: