Zhvillime në Milan, Leonardo dhe Maldini takohen me Gattuson

16:56 | 25 Prill 2019

Milan u eliminua mbrëmë në gjysmëfianale nga Lazio në Kupa e Italisë.

Kjo ndeshje duket se ka qenë mundësia e fundit e Genaro Gattusos, pasi ai mund të shkarkohet brenda javës.

Drejtuesit e skuadrës ‘Kuq e Zi’, Leonardo dhe Paulo Maldini e kanë ftuar urgjentisht Gattuson në zyre dhe sipas mediave gjatë këtyre orëve do të diskutohet rreth problemeve të Milan.

Kujtojmë që Gattuso në fundjavë e ka provën e jetës, ose mposht Torinon ose largohet. /ORAinfo/

Komento: