Zi e ma zi për Milanin, në ndeshjet vendimtare i lëndohet ylli i madh

17:29 | 25 Prill 2019

Gennaro Gattuso ka marrë një lajm të keq pas eliminimit nga Kupa e Iltaisë nga Lazio.

Ekipi i tij, Milan, ka hyrë në fazën më të rëndësishme të kampionatit ku po kërkon me ngulm vendin e katërt në tabelë.

Pas problemeve me rezultate dhe lojë, tashmë kanë filluar të shfaqën probleme me lëndime.

Davide Calabria ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Lazios dhe do të mungoj dy muaj.

Megjithatë, Gattuso mund të ngushëllohet me faktin se Conti është rikuperuar plotësisht dhe mund të luaj në ndeshjet e fundit.

Komento: