Muriqi me skuadër të re, ja ku po transferohet futbollisti kosovar

17:58 | 25 Prill 2019

Muriq duket se ka vendosur të mos dalë nga Superliga turke

Vedat Muriqi do të largohet nga Rizespor pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi i Kosovës po kalon formë të mirë në Superligën e Turqisë këtë sezon në fanellën e Rizespor.

25 vjeçari nga Prizreni që ka shënuar 13 gola këtë sezon, po kërkohet nga disa skuadra, si në Turqi, poashtu edhe në Itali.

Por, e ardhmja e Muriqit me shumë gjasë do të jetë në Turqi, te skuadra e Fenerbahces.

Mediet turke raportojnë për një marrëveshje të arritur mes skuadrës së Rizespor dhe Fenerbahces, për transferimin e Vedat Muriqit.

Te Rizespor, Muriqi është transferuar nga Genclerbirligi./Lajmi/

Komento: