Qeveria kërkon nga Osmani autorizimin për marrëveshje ushtarake me Turqinë

11:58 | 10 Janar 2024
qeveria-kerkon-nga-osmani-autorizimin-per-marreveshje-ushtarake-me-turqine

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar propozimin për të kërkuar autorizimin nga presidentja Vjosa Osmani për Marrëveshjen Kornizë Ushtarake me Turqinë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kjo marrëveshje mbulon disa fusha sa i përket mbrojtjes.

“Bëhet fjalë për stërvitje, edukim ushtarak, arsimim dhe kurse, shkëmbim të ndërsjellë, bashkëpunim të inteligjencës ushtarake, industrisë dhe mjekësisë ushtarake”, është shprehur Maqedonci.

Komento: