Moti sot me vranësira, minimalja -8 gradë Celsius

07:50 | 11 Janar 2024
moti-sot-me-vranesira,-minimalja-8-grade-celsius

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohët.

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Komento: