Deputeti i PDK-së: Kurti nuk i ka kryer as 6% të premtimeve, është mirë të shkojmë në zgjedhje

08:15 | 11 Janar 2024
deputeti-i-pdk-se:-kurti-nuk-i-ka-kryer-as-6%-te-premtimeve,-eshte-mire-te-shkojme-ne-zgjedhje


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa për Front Online ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka realizuar as 6% të premtimeve të tij deri më tani.

Beqa, ka shtuar se duke parë punën e kësaj qeverie është më mirë që të shkohet në zgjedhje.

“Mund të them nëse i marrim me përqindje nuk i ka kryer as 6% të premtimeve. Unë jam optimist se me ia dhënë një fletë A4 dhe me i thënë sa projekte i ka kryer për Kosovën gjatë mandatit të tij nuk mundet me mbush asnjë faqe. Prandaj, nuk ja vlen me u marrë shumë me premtimet e Kurtit. Është mirë që të shkojmë në zgjedhje dhe të kërkojmë legjitimitet të ri”, është shprehur Beqa për Front Online

Sipas Beqajt, Kurti do të mbahet mend si premtuesi më i madh e realizuesi më i vogël i premtimeve.

“Kurti në një formë apo tjetrën do të mbahet mend si premtuesi më i madh dhe realizuesi më i vogël deri më tani që ka pas ndonjë kryeministër Kosova. Krejt kauzat mos me thënë krejt, mbi 90% të kauzave me të cilat Kurti ka ardhë në pushtet kanë qenë kauza të mashtrimit. Por, kjo ka qenë rruga e tij e vetme për me ardhë në pushtet pra ka qenë mashtrimi”, ka thënë deputeti Beqa.

Beqa mendon se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do ta japin verdiktin e tyre.

Komento: