Dragisha Milenkoviqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile

13:13 | 11 Janar 2024
dragisha-milenkoviqit-i-vazhdohet-paraburgimi-edhe-per-dy-muaj,-akuzohej-per-krime-lufte-kunder-popullates-civile

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar për dy muaj paraburgimin ish-gardianit serb Dragisha Milenkoviq.

Milenkoviqi akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile, keqtrajtim e torturë në vitet 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Komento: