Syla: Heronjtë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha treguan rrugën e çlirimit

18:35 | 11 Janar 2024
syla:-heronjte-rexhep-mala-dhe-nuhi-berisha-treguan-rrugen-e-clirimit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, e ka quajtur ditë të veçantë përkujtimin e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, duke i nderuar ata dhe duke përmendur rolin e tyre të shquar në historinë e lirisë së Kosovës.

“Jemi rrugës nga Gjilani, dhe tani jemi duke shkuar në aktivitetin qendror që mbahet Akademia përkujtimore për Rexhep Malin dhe Nuhi Berishën, dy heronjtë tanë që organizohet nën patronimin e kryeministrit të Kosovës. Edhe tani kam emocione kur i përmendi, pasi të dy i kam njohur dhe që nga vepra e tyre sakrifica dhe ajo çfarë ata kanë dërguar te ne kemi jetuar kemi rrugëtuar kemi luftuar dhe kemi fituar me gjithë atë potencial që ata e kanë dhënë për çështjen tonë kombëtare dhe vetë rënia e tyre simbolike është mesazhi më i fuqishëm që kishte ardhur dita që të niset lufta çlirimtare,” ka deklaruar zëvendësministri Syla për emisionin FIVE.

Ai ka theksuar rolin e tyre si rezistentët kryesorë që i kishte bashkuar ideali.

Komento: