‘Çmendet’ Allegri, Ronaldo ia gjen zëvendësuesin tek Juventus

20:33 | 25 Prill 2019

Trajneri aktual i bardhezinjve, Massimiliano Allegri pritet të largohet.

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, dëshiron të shohë trajnerin katalanas Pep Guardiola në krye të skuadrës së Juventus.

Lajmin e ka raportuar media spanjolle “Marca”.

Aktualisht Guardiola është trajneri i kampionëve në fuqi, njëherësh kryesuesve të klasifikimit të Premier League, Manchester City.

Trajneri aktual i bardhezinjve, Massimiliano Allegri pritet të largohet këtë verë nga Juventus, me drejtuesit e klubit që janë të pakënaqur me eliminimin e skuadrës nga UEFA Champions League në çerekfinale nga Ajax.

Në anën tjetër, spanjolli Pep Guardiola ka qenë në krye të skuadrës së Manchester City që nga vera e vitit 2016 me kontratën që skadon në 30 qershor të vitit 2021.

Komento: