
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sonte ndër të tjera foli për transparencën e ministrisë të cilën ai e udhëheq.
Peci tha se Ministria e Bujqësisë është vlerësuar si institucionin më transparent në vend.
Tutje, ai duke folur për këtë çështje tha edhe se në përgjithësi si qeveri janë transparent.
“Njëra prej OJQ-ve që merret me aspektin e transparencës e ka vlerësuar Ministrinë e Bujqësisë si institucionin më transparent në vend, për shkak se nuk ka çështje, nuk ka pyetje të gazetarëve, nuk ka interesim të shoqërisë civile e të cilën ne nuk e bëjmë publik”.
“Çdo vendim të cilin unë e ndërmarr si ministër është publik dhe qytetarët e Kosovës mund të kenë qasje aty. Mendoj që në përgjithësi jemi qeveri transparente”, është shprehur ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.