Zhduket një person në Istog

08:49 | 12 Janar 2024
zhduket-nje-person-ne-istog

Një person ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull  kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Front Online

Komento: