Grabitje e armatosur në një lokal në Prishtinë

09:24 | 12 Janar 2024
grabitje-e-armatosur-ne-nje-lokal-ne-prishtine

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, një person i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit i kishte marrë të holla në shumë rreth 80 € dhe ishte larguar në drejtim te panjohur.

Grabitja dyshohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore dhe deri me tani nuk është raportuar për të arrestuar./Front Online

Komento: