Benitez zbulon prapaskenat tek Inter, tregon kush e largoi Coutinhon

20:49 | 25 Prill 2019

Benitez drejtori zikaltërit pas largimit të Mourinho.

Në një intervistë për “BBC”, trajneri spanjoll Rafa Benitez ka rrëfyer prapaskenat e eksperiencës së tij të veçantë te Inter.

Benitez drejtori zikaltërit pas largimit të Mourinho.

“Kur shkova te Inter më kishin premtuar blerje, por më pas nuk erdhi askush. Dhe kur ndodh, në përfundim ke një krizë. Në kontingjent të skuadrës kishim 15 futbollistë të moshës më të madhe se 30 vjeç, disa madje 36, 37 e 38 vjeç”, komentoi ish-trajneri i Inter, transmeton telesport.

“Ajo skuadër vuajti shumë dëmtime. Disa futbollistë në përfundim nuk donin të pranonin idenë se duhet t’i jepnin hapësirë dikujt si Philippe Coutinho, që në atë kohë ishte 18 vjeç. Një futbollist që kishte fituar tripletën, nuk e kuptonte se pse Coutinho duhet të kishte më shumë hapësirë loje se ai”, tregoi Benitez.

Komento: