
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën e gripit sezonal në vend.
Përmes, një njoftimi nga kjo ministri kanë bërë të ditur se sipas të dhënave të fundit të nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë.
Ndërsa, krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.
Në lidhej me këtë Ministria e Shëndetësisë ka dalë me disa këshilla:
Njoftimi i plotë:
Situata epidemiologjike me gripin sezonal
Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik. Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar!

Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.
Masat e rëndësishme për parandalim:




Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:
Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.
Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:
Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.
Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit.
Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur.
Ju lutemi të ndiqni këshillat e mësipërme për të mbrojtur veten dhe të tjerët!
#ShëndetiPublik #GripiSezonal #Parandalimi #Kosovë