Sulmoi fizikisht një person në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

16:20 | 14 Janar 2024
sulmoi-fizikisht-nje-person-ne-gjendje-te-dehur,-arrestohet-i-dyshuari-ne-mitrovice

Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një person.

Rasti ka ndodhur në një lokal, rreth orës 21:45.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur derisa ishte duke qëndruar në një lokal kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: