
Një autobus është vetaksidentuar rëndë në mëngjesin e sotëm te Autosalloni ‘Xeni’ në magjistralen Gjakovë – Prizren.
Pronari i autosallonit ka publikuar pamjet kur autobusi futet në oborrin e kompanisë dhe shkakton dëme të mëdha materiale.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka deklaruar se dyshon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 200 mijë eurove.
Tutje ai ka shkruar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ky aksident.