
Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Fushë Kosovë.
Ai dyshohet se e ka shantazhuar një grua, shtetase austriake. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SHANTAZH- Fushë Kosovë / 14.01.2024 – 09:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Austrisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”