
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thanë se kanë dalë më një iniciativë për lehtësimin e pagesës por e njëjta nuk është përkrahur nga partitë e tjera.
Nga PDK-ja e thonë të kundërtën e AAK-së.
Shefi i grupit të PDK-së në Fushë Kosovë, Mirsad Qyqalla thotë se s’ka ardhur asnjë iniciativë.
Qyqalla tha se Partia Demokratike është pro çdo vendimi të mirë për qytetarët.
“Ende nuk ka asnjë iniciativë e kërkesë as prej mazhorancës. Cila do parti që beson që duhet me ndërmarr diçka për të mirën e qytetarëve ne jemi për”, tha Qyqalla.
Komuna jonë ka pasur mjete për faljen e tatimit, thotë Qyqalla.
“Ka ardh kërkesa nga VV ne si grup kemi apstenu sepse iniciuesi i saj nuk është konsultuar me ne. Ne kemi besuar që komuna e jonë ka pasur mjaftë mjete për me ju dalë në ndihmë qytetarëve”, theksoi ai për Front Online.