
Policia ka njoftuar se një polic e kishte sinjalizuar një veturë për ndaje, mirëpo gjatë ndaljes, shoferja e ka goditur atë nga pakujdesia.
“AKSIDENT TRAFIKU- Kllokot, 14.01.2024-17:05. Raportohet për një aksident trafiku ku zyrtari policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, ka sinjalizuar një veturë për ndalim të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare . E dyshuara gjatë ndaljes në mënyrë të pakujdesshme me pjesën e përparme të veturës ka goditur zyrtarin policor me ç’rast i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Viti dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.”