
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar sot në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Davos, me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe me atë rast theksoi se është e rëndësishme që në fillim të vitit të diskutohet menjëherë për Ballkanin, transmeton FrontOnline.
“Unë e fillova javën time në Davos me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Është e rëndësishme që të kemi këtë bisedë për Ballkanin që në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin të ecë përpara. Është mirë të konfirmojmë edhe një herë se jemi plotësisht në të njëjtën anë”, tha Lajçak në një postim në platformën X./FrontOnline/
Kicked off my week in Davos
with @StateEUR Jim O’Brien. Important to have this conversation about the Balkans right at the beginning of the year. We want to see the region moving forward for the benefit of their citizens. Good to reconfirm that we are fully on the same page. pic.twitter.com/9Rz9vFL4WT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 16, 2024