Osmani takon Hasanin: Qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim

12:38 | 16 Janar 2024
osmani-takon-hasanin:-qytetaret-e-kosoves-llogarisin-ne-perkrahjen-e-shqiperise-ne-cdo-rrugetim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasanin.

Osmani theksoi se qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim.

“Si gjithnjë, qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim. Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet dhe nuk ka rezultat që nuk mund të arrihet me sukses!”, shkroi Osmani në platformën X.

Komento: