Milan po e transferon brazilianin e Barcelonës

08:45 | 26 Prill 2019

Gjiganit italian, Milan ka nisur misionin për transferimin e lojtarit të Barcelonës Malcom.

Sulmuesi brazilian ka gjetur pak hapësirë në sezonin e tij të parë në Barcelonë, andaj largimi nga Camp Nou mund të ndodh gjatë afatit të verës. Kjo ka vë në lëvizje drejtuesit e Milanit.

Në fakt, Rossonerët kanë vazhduar kontaktet me agjentin e lojtarit, pas takimit të javës së kaluar në Milano.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, u përpoq ta merrte lojtarin në huazim në janar, por Barcelona hodhi poshtë ofertën. Siç mësohet nga Calciomercato. com, arsyeja për refuzimin ishte trajneri Ernesto Valverde, edhe pse situata ka ndryshuar që nga ajo kohë, përcjell ORAinfo.

Me këtë, kualifikimi i Ligës së Kampionëve bëhet shumë i rëndësishëm për rossonerët. Jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në lidhje me apelin e tyre, duke qenë në gjendje të bindë lojtarët si Malcom për t’u bashkuar me ekipin.

Braziliani ka një çmim shumë të lartë, rreth 45 milionë euro, ndërsa paga është 5 milionë euro plus bonuse në sezon.

Që tani, Rossonerët po studiojnë një strategji së bashku me agjentët e lojtarit për sjelljen e tij në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: