Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin afrikan.
Futbollisti 28-vjeçar Faty Papy ndërroi jetë në mënyrë tragjike në mes të një ndeshjeje, vetëm një ditë pasi e kishte bërë një intervistë ku kishte rrëfyer për problemet e veta shëndetësore.
Lojtari burundas i Malanti Chiefs, Faty Papym vdiq pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes gkundër Green Mambas në stadiumin Killarney.
Futbollisti u rrëzua në fushë dhe përkundër tentimeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi të mbijetojë.
Lojtari i kishte i kishte ditur vetë problemet e tij shëndetësore dhe vetëm një ditë më parë kishte bërë të ditur se mjeku i tij e kishte paralajmëruar se mund të vdesë nëse vazhdon të luajë futboll.
Papy kishte qenë futbollist edhe në Turqi, në Trabzonsport, mes viteve 2008-2011, mirëpo nuk luajti asnjëherë në Super Ligës e Turqisë.