Komuna e Podujevës mban 1 minut heshje për vrasjen e 18-vjeçarit

13:54 | 22 Janar 2024
komuna-e-podujeves-mban-1-minut-heshje-per-vrasjen-e-18-vjecarit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Podujevës ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme.

E në fillim të mbledhjes, kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar të mbahet një minut heshtje për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

Ata të gjithë janë ngritur në këmbë për të mbajtur 1 minut heshtje për të.

Komento: