Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore diskuton sot rreth angazhimit të ekspertëve

08:02 | 23 Janar 2024
komisioni-hetimor-parlamentar-per-rezervat-shteterore-diskuton-sot-rreth-angazhimit-te-eksperteve

Komisioni Hetimor Parlamentar i cili është formuar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore do të diskutojë sot rreth angazhimit të ekspertëve.

Mbledhja që pritet të nisë nga ora 13:00 do të mbahet pasi gjatë vitit të kaluar janë ngritur dyshime për keqpërdorim dhe abuzim me rezerva shtetërore.

Në lidhje me këtë çështje vitin që shkoi u patën arrestuar disa persona, ndërsa vetë komisioni pati dështuar disa herë të formohej pasi deputetët e VV-së që janë pjesë e këtij komisioni nuk ishin të pranishëm./Front Online

Komento: