
Prej 1 shkurti 2024, pjesëtarët e Policisë në kryeqytetin e Kosovës do të gëzojnë shërbime shëndetësore falas në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.
E për këtë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, potencon se ky vendim vjen si rezultat i një vendimi të miratuar nga Kuvendi Komunal, dhe përfshinë të gjithë pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës.
“SHËNDETËSIA E KRYEQYTETIT ME SHËRBIME FALAS PËR POLICËT TANË! Falë vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit, nga 1 shkurti 2024 të gjithë pjesëtarët e Policisë së Republikës së Kosovës do të marrin falas shërbimet shëndetësore në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë”, shkroi ai në Facebook. /FrontOnline