Elshani: Malli i gjetur në depo afër stacionit të Autobusëve në veri duhet të shkatërrohet

16:10 | 23 Janar 2024
elshani:-malli-i-gjetur-ne-depo-afer-stacionit-te-autobuseve-ne-veri-duhet-te-shkaterrohet


Një depo afër stacionit të Autobusëve që besohet të jetë menaxhuar nga Spitali i Mitrovicës Veriore ka qenë sot cak i një bastisjeje që është kryer nga Policia e Kosovës.

Policia në këtë aksion është shoqëruar nga zyrtarë të Doganës dhe Agjencia e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale.

Por pas verifikimit të depos malli që ka qenë aty ka qenë i regjistruar.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, ai mall duhet të shkatërrohet por se për këtë vendos Agjencia e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale në bashkëpunim me spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut.

“Pas verifikimit të kësaj depoje del se nuk ka punë për Doganë. Malli është i regjistruar por aty ka mall që duhet të shkatërrohet dhe tash AKPPM-ja, në bashkëpunim me spitalin rajon të Mitrovicës së Veriut vendosin”, ka thënë Elshani./Front Online

 

Komento: