Ylli i Interit: Për këtë arsye e kam refuzuar Juventusin

15:24 | 26 Prill 2019

Futbollisti i Interit, Radja Nainggolan ka thënë se dikur Juventus e ka kërkuar atë mirëpo, ai e ka refuzuar sepse ai ka më shumë të përballet dhe t’i mposht ekipet e mira.

Këtë deklaratë mesfushori belg e ka dhënë për DAZN, pak para derbit Inter – Juventus.

“Ndeshjet kundër Juventusit gjithmonë kanë qenë speciale për mua, sepse ata shpesh më kanë shikuar mua në të kaluarën por nuk ka ndodhur asgjë”, ka deklaruar Nainggolan, përcjell ‘lajmi’.

“Unë preferoj të takohem me skuadrat e mëdha dhe tentoj t’i mposht ato. Është diçka që gjithmonë e kam në mendjen time”,

“Juventusi ka qenë një skuadër për t’u mposhtur për disa vite”.

“Mendoj se skuadra ime dëshiron t’i mposht ata. Për ne është një ndeshje e rëndësishme për renditjen në tabelë”.

Komento: