Hajnat i hyjnë në firmë një personi në Fushë Kosovë, i dëmtojnë makinerinë në vlerë rreth 24 mijë euro

08:56 | 24 Janar 2024
hajnat-i-hyjne-ne-firme-nje-personi-ne-fushe-kosove,-i-demtojne-makinerine-ne-vlere-rreth-24-mije-euro

Një personit në Fushë Kosovë, hajnat i kanë dëmtuar një makineri në vlerë rreth 24 mijë euro.

Ai u ankua në polici të martën, se persona të panjohur në firmën e tij kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 euro, ku si pasojë u dëmtua edhe makineria.

Rasti ka ndodhur në rrugën “7 Shtatori”, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Lidhur me ngjarjen është informuar edhe prokuroi, ndërsa vepra u cilësua “Vjedhje e rëndë”, njofton policia./Front Online

Komento: