Ish sulmuesi i Arsenal: 10 lojtarë duhet të largohen nga skuadra

15:46 | 26 Prill 2019

Ish sumuesi i Arsenalit, Kevin Campbell ka thënë se Arsenal duhet të largojë 10 lojtarë në fund të këtij sezoni.

‘Gunners’ po përballen me një situatë të vështirë në ndeshjet e fundit, duke rrezikuar mbetjen jashtë katër vendeve të para, gjë e cila pamundëson pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Sipas Campbell, në Arsenal janë gati rreth dhjetë lojtarë që nuk janë aq të mirë.

“Mendoj se janë përafërsisht 10 lojtarë që nuk janë mjaftueshëm të mirë”, ka deklaruar Campbell për TalkSport, përcjell ‘lajmi’.

“Unë nuk jam duke fajësuar Mustafin për atë që ndodhi në Crystal Palace sepse mendoj se ishte një gjë e ekipit, edhe pse ai e bëri një gabim”.

“Janë 10 lojtarë që vërtetë duhen të largohen nga Arsenal”.

Komento: