
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në punimet për rinovimin e qendrës multifunksionale kreativo-inovatore Ložionica, ka thënë se shpreson që të gjithë ata që armatosin Kosovën në kundërshtim me rezolutën 1244 do të mbajnë përgjegjësi, transmeton FrontOnline.
“Po mendoj se si të nis një hetim, si janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të gjithë ata që armatosin FSK-në dhe që armatosin shqiptarët, kush e shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara, si e shkelën dhe si guxojnë të shkelin Kartën e OKB-së dhe gjithcka duhet të bëjnë dhe mendojnë se kurrë nuk do të mbajnë përgjegjësi për këtë? Dhe une po mendoj se si të mos e vëmë vendin në pozitë të vështirë dhe se duhet respektuar e drejta ndërkombëtare. Nuk ju intereson çfarë shqiptarët po bëjnë kundër Serbisë çfarë po bën Albin Kurti kundër Serbisë ju intereson si i dënoni serbët që mbrojnë vatrat e tyre po ata do të dënohen për krimet që kanë bërë kjo është punë e organeve kompetente te shtetit. gjeni saktësisht se çfarë krimesh janë dhe për këtë do të ndiqen penalisht.
Ai shtoi se detyra e tij është të mbrojë Serbinë.
“Për të mbrojtur popullin tonë në Kosovë, gjë që do të vazhdoj ta bëj. Besoj se do të kemi një pjesëmarrje edhe më të madhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Siç thekson ai, nuk pret që dikush nga jashtë të më japë gjykime për vullnetin e popullit serb.
“Për mua ka rëndësi vendimtare gjykata e popullit tim, jo gjykata e fuqive të mëdha që do ta shkatërronin vendin tonë sepse nuk u pëlqen qëndrimi ynë ndaj Kosovës, sepse nuk u pëlqen qëndrimi ynë ndaj Rusisë apo Kinës. Ju pëlqen të përcillni Viola von Cramon, të gjithë urrejtësit më të këqij të Serbisë. A ka ndonjë prej tyre që nuk insiston që ne duhet ta njohim Kosovën? Asnjë. A ka ndonjë prej tyre që nuk insiston që ne duhet të vendosim menjëherë sanksione Për Rusinë? Nuk ka asnjë “A ka njeri që nuk ka nënshkruar gjërat më të këqija për ne pas Banjskës. Ata janë gjithmonë kundër Serbisë dhe gjithmonë kanë nënshkruar gjithçka kundër nesh”, tha Vuçiq./FrontOnline/