Ish-këshilltari i Kurtit bëhet zëvendësguvernator, BQK: Procesi ishte meritor

13:16 | 24 Janar 2024
ish-keshilltari-i-kurtit-behet-zevendesguvernator,-bqk:-procesi-ishte-meritor

Milot Cakaj sot është emëruar sot zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.

Pasi kishte ardhur në pushtet, kryeministri Albin Kurti e kishte angazhuar Cakajn në kabinetin e tij, duke e emëruar si këshilltar politik më 20 mars të vitit 2020.

BQK-ja njoftoi sot se pas një mbledhjeje, Cakaj u emërua si zëvendës i guvernatorit, së bashku me Neserin Shilekun. Ata, siç njoftoi BQK, “do të jenë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme”.

BQK tha se “përzgjedhja është bërë sipas kërkesave të Ligjit të BQK-së përmes një procesi konkurrues dhe meritor, me propozim të Guvernatorit”.

Me përfundimin e këtij procesi, BQK tha se tashmë janë plotësuar të gjitha strukturat vendimmarrëse të BQK-së të përcaktuara në Ligjin e BQK-së dhe Strukturën Organizative.

 

Komento: