Hapen korridoret e reja ajrore që lidhin Kosovën e Shqipërinë, Aliu: Fluturimet shkurtohen për 08-12 minuta

18:54 | 24 Janar 2024
hapen-korridoret-e-reja-ajrore-qe-lidhin-kosoven-e-shqiperine,-aliu:-fluturimet-shkurtohen-per-08-12-minuta

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton se sot është mbajtur ceremonia zyrtare për hapjen e korridoreve të reja ajrore që lidhin Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Aliu informon se shkurtimi i trajektoreve të fluturimeve për dhe nga Kosova përfshinë 08-12 minuta.

“Ulja e kostove të fluturimit jo vetëm që ndikon në uljen e shpenzimeve për linjat ajrore, por gjithashtu kontribuon në uljen e emetimit të gazrave serrë, duke shërbyer si një dëshmi e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe përkrahjes së praktikave të qëndrueshme në fushën e aviacionit”, thekson ai tutje.

Postimi i tij i plotë:

Komento: