Vllasi ka shtuar se nuk sheh progres në dialog.
“Dialogu do të vazhdojë. Unë nuk shoh afër kurrfarë marrëveshje finale. Kurrfarë momenti që i vihet pikë. Interes i Serbisë është të mos ketë marrëveshje, sepse atje i kanë dy tri çështje kryesore të qarta: që Kosova është shtet dhe funksion si shtet dhe ky fakt më kurrë nuk do të zhbëhet, Kosova pjesë e Serbisë nuk do të jetë kurrë. E dyta, opinion e kanë, ashtu vetë e formon pushteti, media e qeveria, e brumosin opinion me urrejtje ndaj shqiptarëve, shiko çfarë i bën Sandulloviqit”.
“Serbia mund të ketë përparim në dialog, mund të rregullohen shumë çështje për të funksionuar raportet fqinjësore, vetëm evropianët dhe amerikanët duhet të bëjnë trysni ndaj Serbisë, palën serbe e ledhatojnë – Kosova ndëshkohet me do masa – kinse po punon për normalizimin, a eskalimin e ka shkaktuar Serbia”, ka thënë Vllasi.