Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup: Përzierja e liderëve në politikat e brendshme prish fqinjësinë

17:54 | 25 Janar 2024
ish-ambasadori-i-kosoves-ne-shkup:-perzierja-e-lidereve-ne-politikat-e-brendshme-prish-fqinjesine


Derisa foli për qeverisjen aktuale, Gjergj Dedaj përmend edhe angazhimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e që ngjalli disa reagime.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup për Front Online ka thënë që është e papranueshme përzierja e liderëve në politikat e brendshme.

Sipas tij, kjo e dëmton raportet e vendeve.

“Përzierja e liderëve të Kosovës në zgjedhjet e vendeve fqinje është ndërhyrje e papranueshme në politikat e brendshme të këtyre vendeve. Një gjë e tillë e dëmton bashkëpunimin dhe fqinjësinë me këto vende. Dëmtimi i raporteve me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut pastaj me SHBA dhe BE është fatale për Kosovën”, ka thënë ai për Front Online.

Komento: