
Në pyetjen që i është drejtuar Sekretares Gjenerale të Këshillit të Evropes, deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka theksuar se akti terrorist që ka ndodhur në Kosovë ka pasur synim destabilizimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin dhe ky është rast që kërkon raport të veçantë nga Asambleja e Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Evropës.
Kërkesa e deputetes Musliu-Shoshi është bërë edhe në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, ku është përkrahur unanimisht.
“Pyetja ime drejtuar Sekretares Gjenerale të Këshillit të Evropës Akti terrorist në Banjskë që kishte për synim destabilizimin e paqes dhe sigurisë në Kosovës dhe të gjithë rajonin është rast që kërkon raport të veçantë nga Asambleja e Këshillit të Evropës dhe Këshilli i Evropës. Këtë kërkesë e theksova edhe në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci e ku u përkrah unanimisht, e drejtova si pyetje dhe kërkesë edhe tek Sekretarja e Këshillit të Evropës, e cila u përkrahë. Kosova dhe qytetarët e saj duan paqe dhe siguri, integrim dhe prosperitet. We are Europe!”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Front Online