
Në komunën e Leposaviqit kësaj radhe nuk erdhi për vizitë, por me një qëllim.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, po takohet me stafin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Me dyer të mbyllura për rreth gjysmë orë zhvilluan një bisedë, e cila do të rezultonte suksesshëm.
Pas përfundimit, kryetari Hetemi dukej entuziast për t’ia treguar të parës së MINT-it pamje nga ballkoni i zyrës së tij.
Ajo tregoi se hapja e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë erdhi pasi u kërkua nga vet serbët.