Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit

09:11 | 26 Janar 2024
arrestohet-nje-person-ne-vermice,-tentoi-t’i-jape-ryshfet-10-euro-policit

Një person është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi ka rezultuar si i kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në një moment i ka ofruar një shumë prej 10 euro zyrtarit policor, në këmbim të mundësisë për ta kaluar kufirin pa u dorëzuar te autoritetet shqiptare.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh./Front Online

Komento: