Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra penale ‘Vjedhje e rendë’ dhe ‘Vjedhje në tentativë’

13:11 | 26 Janar 2024
arrestohen-kater-persona-te-dyshuar-per-vepra-penale-‘vjedhje-e-rende’-dhe-‘vjedhje-ne-tentative’

Katër persona të dyshuar janë arrestuar ne fshatin Lubozhdë të Istogut.

Policia , ka njoftuar se të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘Vjedhje e rendë’ dhe ‘Vjedhje në tentativë’.

Pas intervistimit dy të dyshuarit e parë me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë,  Stacionin Policor në Istog, gjatë muajit janar 2024  nga ankuesit është  njoftuar se në fshatin Lubozhdë – Istog,  janë thyer disa shtëpi me ç’ rast janë vjedhur:

– Një veturë ËV Pasat ngjyrë hiri

– Plug Traktori

– Një televizor

– Një Kompjuter

– Dru për djegie.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur  të gjitha rasteve dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.

Hetuesit e Stacionit Policor Istog, në mënyre intensive kanë punuar për ndriçimin dhe arrestimin e kryerësve të këtyre veprave penale.

Me datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar:

  1. M. H. i lindur me 2000.
  2. K. V. i lindur me 2002.
  3. E. H. i lindur me 2002
  4. A. G. i  lindur me 2002.

Pas intervistimit dy të dyshuarit e parë me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullte.

Rasti vazhdon të hetohet.

Komento: