
Një person në Prishtinë është arrestuar dje për dhunë në familje.
I njëjti fillimisht është larguar nga Klinika e Psikiatrisë në QKUK, për të shkuar më pas në banesën e bashkëshortes së tij.
Atje, ai dyshohet që ka shkaktuar presion psikik te gruaja.
Më pas, i njëjti është arrestuar nga organet e rendit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte larguar nga QKUK reparti psikiatrik dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, viktimës femër kosovare, duke i shkaktuar presion psikik. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Front Online