Ish-portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se lajmet e tij për rikthimin te Zonja e Vjetër nuk janë të vërteta.
Buffon e la Juventusin në një transferim të lirë në fund të sezonit të kaluar dhe u bashkua me Paris Saint-Germain. Që nga ardhja e tij, Buffon u shfaq në 14 ndeshje për Parisiens, duke u shfaqur më shumë në Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.
Buffon kohët e fundit ka biseduar me faqen zyrtare të PSG dhe ka folur për një kthim të mundshëm në Juventus.
“Ishte një eksperiencë e re. Në vitet e fundit në Juventus ishte vendosur se portieri i dytë do të luante 10/15 ndeshje dhe do të bëja pjesën tjetër, një situatë e ngjashme por jo si kjo.
“Këtu kam pranuar plotësisht këtë rol sepse dua t’i shërbej grupit. Dua të jap një kontribut pozitiv për grupin dhe kjo do të thotë pranimin e zgjedhjeve të trajnerit”
“Me portierët tjerë, Alphonse, Sébastien dhe Thomas, ne kemi arritur të krijojmë një grup pune të vërtetë, të gjithë jemi miq, dhe kjo është fitorja jonë më e madhe”, ka thënë Buffon./ORAinfo/