Menaxheri i Marseille, Rudi Garcia ka hedhur poshtë zërat që e lidhin atë me një lëvizje në Milan.
Thashethemet ka thënë se Rino Gattuso se mund të shkarkohet nga Milani në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.
E një emër që është përfolur për t”ia zënë vendin Gattusos është Rudi Garcia.
Garcia po fliste për këto lidhje në një konferencë shtypi të kohëve të fundit dhe tha: “Nuk më mungon Italia, sepse unë ha makarona të mirë”.
“Situata ime nuk është e rëndësishme, unë kam nevojë ta sjellë Marsejn në renditje sa më lartë që të jetë e mundur, pjesa tjetër ka pak rëndësi për mua. Në Itali mund të shkoj për pensionin tim”, ka thënë Gracia./ORAinfo/