Kosova merr lajmin e madh, dënohet rëndë Mali i Zi

20:49 | 26 Prill 2019

Kombëtarja e Malit të Zi ka marrë një dëmin të rëndë nga UEFA.

Koret raciste nga ana e tifozëve malazezë ndaj futbollistëve me ngjyrë të përfaqësueses angleze në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 mes Malit të Zi dhe Anglisë të zhvilluar në Podgoricë i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Malazeze të Futbollit.

Lojtari më i diskriminuar nga tifozët vendas në këtë duel ishte Sterling i cili si kundërpërgjigje golin e tij e festoi para tifozëve malazezë.

Por, Komisioni i Disiplinës së UEFA-s, racizmin nuk e fal dhe kështu ka vendosur të dënojë përfaqësuesen e Malit të Zi me një ndeshje pa tifozë dhe 20 mijë euro gjobë.

Nga ky dënim përfiton drejtpërdrejtë Kosova, e cila do të shkojë në Podgoricë në 7 qershor të luajë një ndër ndeshjet e saj në këtë tur eliminatoresh.

Ky vendim ishte dhe një lehtësim i madh për të dyja Federatat, pasi tashmë do të shmangen incidentet etnike mes tifozerive.

Komento: