Pas dënimit të UEFA-s, vjen reagimi i Malit të Zi

10:42 | 27 Prill 2019

Mali i Zi është dënuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Ky vendim erdhi për shkak të fyerjeve raciste të tifozëve të Malit të Zi në ndeshjen e kaluar kualifikuese ndaj Anglisë.

E ndeshja e ardhshme e Malit të Zi në shtëpi është ajo e 7 qershorit kundër Kosovës.

Federata e Futbollit të Malit të Zi, edhe pse mbështet gjitha dënimet dhe luftën kundër racizmit, ka thënë se dënimi i shqiptuar nga UEFA ndaj tyre, është i rëndë.

“Shoqata e Futbollit të Malit të Zi i është dhënë mundësia për të apeluar kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, i cili do të përdorët ne FSCG”, nis njoftimi i malazezëve, përcjell ‘lajmi.net’.

“Edhe pse mbështesim të gjitha normat për zero tolerancë për të gjitha format e diskriminimit, ne konsiderojmë se kjo masë është shumë e rëndë, sepse sjellja e ligë dhe e paarsyeshme është regjistruar vetëm nga një numë ri vogël njerëzish të pranishëm në stadium”.

Komento: